Raporti i KE: E drejta e opozitës për Komisione Hetimore garantohet nga Kushtetuta

spot_img
Advertisements

Komisioni Evropian i ka kushtuar vëmendje edhe refuzimit të Komisioneve Hetimore nga mazhoranca, që së fundmi ka shkaktuar kaos në punimet e Kuvendit.

Raporti i Komisionit Evropian konstaton se e drejta e opozitës për Komisione Hetimore garantohet nga Kushtetuta.

Refuzimi i mazhorancës me argumentin që do ndryshojë ligjin për Komisionet Hetimore, sipas KE-së, nuk qëndron për sa kohë ligji ekzistues është në fuqi.

“Gjatë periudhës raportuese, opozita kërkoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, por mazhoranca i hodhi poshtë të dyja kërkesat, pavarësisht se e drejta e opozitës për të inicuar komisione të tilla garantohet me Kushtetutë. Argumenti i mazhorancës në të dyja rastet ishte se është në shqyrtim një rishikim i ligjit për komisionet hetimore. Ligji aktual, megjithatë, mbetet në fuqi”, thuhet në Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2023

spot_img

Latest articles

Related articles