Qosja: Do bashkëpunoja me Ramën për të mirën e Kavajës

spot_img
Advertisements

Kryebashkiaku i Kavajës Fisnik Qosja në një intervistë për “Mirëmëngjesi Shqipëri”, ka deklaruar se do të bashkëpunonte me Kryeministrin Edi Rama për të mirën e qytetit.

Ai u shpreh se do të bashkëpunonte me këdo nga krahu tjetër politik, nëse do të ishte në favor të Kavajës.

Fisnik Qosja bashkëpunon me kryeministrin dhe me cilindo që i bën mirë Kavajës. Nëse një njeri nga qeveria dhe një gur të sjellë për Kavajën, nuk kam kundërshtim. Me kryebashkiakun e Tiranës për Kavajën nuk kemi ndonjë bashkëpunim, por pse jo edhe me të.  Me kryeministrin marrëdhënia ka qenë pozitive”, u shpreh ai.

Qosja ishte i bindur në fitoren e zgjedhjeve vendore, kjo pasi sikurse theksoi ai, “e njihte mirë terrenin”. Më tej ai premtoi transformim të Kavajës, nga qendra në periferi.

spot_img

Latest articles

Related articles