Anëtari i kryesisë Gjunkshi: Në Lurë për të ringritur PD si alternativë fituese!

Anëtari i kryesisë së PD, Xhemal Gjunkshi, nëpërmjet një shënimi në FB ka njoftuar se vazhdon me shpejtësi riorganizimi i struktura të partisë në të gjithë vendin. Ai vetë ka pasur këtë të enjte disa takime organizative në Lurë.

POSTIMI I PLOTË

“Sot në Lurë organizuam një takim të rëndësishëm me demokratët ku diskutuam mbi ristrukturimin e degës së PD.

Lura mbetet një nga zonat më të braktisura nga investimet dhe programet e bashkisë, nga deputetët e mazhorancës dhe të qeverisë qendrore, e cila kujtohet ta përmendë Lurën vetëm në propagandën për zhvillimin e turizmit malor.

Si një vatër e mbështetjes të pakushtëzuar të PD , komuniteti i Lurës është i bindur se vetëm me fitoren e PD zona, sikurse edhe e gjithë Dibra do të marrë fokusin e vëmendjen e duhur dhe do të ketë infrastrukturën që meriton.

Anëtarët demokratë janë të angazhuar me seriozitet në konfirmimin e nismave të PD për pastrimin e politikës nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin e organizuar, si një ndër reformat kyçe për integrimin europian të Shqipërisë dhe kthimin e saj në stabilitet

Latest articles

Related articles