Kiara dhe Luizi, prindër për herë të parë, zbulohet gjinia e bebes

Dyshja e preferuar nga publiku, Kiara dhe Luizi do të bëhen prindër për herë të parë.

Po-po, siç e lexuat, revista “Who” ka zbuluar se ditën e sotme është organizuar edhe “baby gender”, një festë shumë private, ku është zbuluar gjinia e bebes.

Është vajzë.

Prej javësh përflitej lajmi se dyshja do të bëhen prindër, megjithatë asnjëri prej tyre nuk kishte konfirmuar.

Kujtojmë se Kiara dhe Luizi u njohën, u dashuruan dhe u martuan gjatë aventurës së tyre në spektaklin televiziv “BBV”.

Latest articles

Related articles