Prej vitit 2013 kur erdhi në pushtet pasioni më i madh i Ramës ka qenë ai i krijimit të bindjes tek shqiptarët se ai është një lider rajonal. Të gjitha përpjekjet e tij që me vizitën e tij në Serbi për të takuar presidentin Vuçiç, takimet e tij me kancelaren Merkel, tentativat e tij për të gjetur një “zgjidhje” për Kosovën duke futur në valle kryeministrat e Kosovës kanë qenë një përpjekje për të mbërritur tek ky përfundim.
Mirëpo, ndonëse kryeministri shpenzon mijëra orë kohë dhe me gjasë edhe dollarë/euro për të ndërtuar një bindje që rrëzohet shumë shpejtë. Pak muaj më parë tokën shqiptare e vizitoi për pushime kryeministria e Italisë, Giorgia Meloni, lajmi bëri bujë dhe padyshim Rama shfrytëzoi çastin për një takim me të kokë më kokë pa kamera. Kryeministrja Meloni përfundoi pushimet, pastaj pagoi një faturë të disa italianëve që ishin larguar nga hoteli pa paguar dhe më tej u rikthye në Itali. Natyrisht festën kombëtare të FerroAgosto e kaloi në Vlorë.
Disa muaj më vonë një delegacion qeveritar vizitoi Italinë me pritje në Palzzo Chiggi, dhe aty u përfol se Rama kishte rënë dakord për një central bërthamor në Shqipëri. Një projekt që vetë Sali Berisha mendohet t’ia ketë pranuar ish premierit të ndjerë Berlusconi. Por, e vërteta ka qenë më ndryshe se kaq. Ajo çfarë duket se ka pranuar Edi Rama është një kamp refugjatësh!
Disa muaj më parë në fundin e Gushtit, kryeministrja Meloni së bashku me Urusla Von Der Leyen iu drejtua Lampeduzës për të parë gjendjen e emigrantëve. Më tej një vizitë në Marok u pasua me një nënshkrim për miliona euro fonde për mbretërinë e Magrebit që do të shoqërohej me mbajtjen e klandestinëve në Marok dhe Tunizi. Përplasjet e brendshme në BE duket se sollën përplasje dhe marrëveshja nuk duket se po funksionon.
Kështu, kryeministri Rama që pretendon se është lideri që bind dhe i bën të qeshë edhe dashurohen liderët europianë mbetet magazina në të cilën BE kthehet për të ngritur kampet. Por, nuk është ky problemi real dhe i vërtetë. Ka një çështje që duhet të kërkojmë llogari dhe kjo lidhet me transparencën. Cila është transparenca që ka përdorur kjo qeveri për një vendim të tillë? Disa muaj më parë në kampin e refugjatëve muxhahedinë të Iranit policia hyri për një bastisje pasi prej atij kampi qe sulmuar shteti i Iranit dhe kjo në kundërshtim me çdo politikë strehuese. Ngjarje të tilla janë problematike aq më tepër që kampet e refugjatëve kanë nevojë për përkushtim dhe kujdesje.
Veprimi i kryeministrit Rama që merr përsipër të ngre një kamp refugjatësh në Shëngjin pa e bërë më parë transparente me publikun është shenjë e një arrogance. Ai mbase është i trishtuar që pikturat e tij në sytë e europianëve vlejnë poa q sa njëkamp refugjatësh, por askush nuk ka përse gëlltit një kamp të tillë për megallomaninë e tij.