Edi Ramës i këndojnë si Enver Hoxhës në Tepelenë, Goliku i ri ia merr isos për të. Nuk është Golik Jaupi, është Golik Fevziu.
Gazetari Blendi Fevziu do të nxjerrë në treg librin e tij me portrete të 39 personazheve të rëndësishme të Shqipërisë dhe Kosovës. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Fevziu deklaroi se libri do të jetë gati për Panairin e Librit në Tiranë.
Më pas Fevziu lexoi hyrjen e portretit që ka bërë për Edi Ramën, ku rrëfen takimin e parë me të, në një fushë basketbolli, me Ramën që luante dhe dukej krejt ndryshe nga të tjerët, me pantallona të shkurtra me yje.