VIDEO- Vuçiç i drejtohet popullit: Ky është babai im, jo Musliu!

spot_img
Advertisements

Presidenti Aleksandër Vuçiç është shfaqur në një video-mesazh me babain e tij, drejtuar popullit serb, për shkak të lajmit të publikuar nga mediat në Beograd që insinuan se babai i tij biologjik ishte gazetari shqiptar Fahri Musliu. Teksa ndodhet pranë të atit, Angjelko Vuçiç, presidenti i Serbisë ka thënë se është krenar për prindërit dhe familjen që ka.

“Ata politikanë që mbrëmë tentuan të sulmojnë familjen Vuçiç përmes mediave të tyre, nuk sulmuan vetëm familjen tonë. Ata nuk sulmuan nënën time, gruan e babait tim, babain tim, mua… Ata sulmuan çdo familje në Serbi, duan shkatërrimin e familjeve tona dhe shkatërrimin e vendit tonë ashtu siç e shkatërruan nga viti 2000 deri në vitin 2012″, shprehet Vuçiç.

spot_img

Latest articles

Related articles