“Tubat nuk e përballojnë dot” – Pse përmbytet Tirana kur ka reshje të dendura?

Nga Doriana Musai


Pse permbytet Tirana kur ka reshje te dendura? A eshte kjo nje fatkeqesi njerezore, te ndertosh, zhvillosh dhe investosh per nje banese, dyqan apo makine dhe ne me pak se 60 minuta te shohesh tragjedine te te shpaloset perpara syve?
Pak jave me pare nje pallat mori flake ne fasaden e tij, pasoje e zjarrit disa oresh ishte shkrumbimi i disa apartamenteve dhe shpalljen e nderteses te pabanueshme. Autoritetet u pergjigjen duke thene qe do t’i demshperblejme banoret.
Po a munden autoritetet te shperblejne demin e shkaktuar nga permbytja e djeshme? Jo, nuk munden. Demi eshte disa miliona dollare dhe pasojat e tij jane zinxhir. Ne raste emergjencash publike, autoritetet maksimumi arrijne te prekin terrenin, duke vene ne pune ato pak forca njerezore dhe mjete te kufizuara qe kane investuar per dite te veshtira. Pastaj “fatkeqesia natyrore” kalon, dhe normaliteti pllakos qytetin, a thua se asgje nuk ka ndodhur. Demi mbetet tek i demtuari dhe fajtori, natyra!
Nje mik i imi ekspert i infrastruktures ujore, pas nje postimi timit ne facebook, me telefon duke me pershkruar, thjesht, se jane tubat e sistemit te ujrerave te zeza te cilat nuk e perballojne dot presionin dhe sasine e menjehershme te ujit qe shkarkon mbi toke. Pse tubat nuk e perballojne ka nje sere faktoresh, dhe per ta ilistruar se si ndodh qe tubat nuk e perballojne, eshte menyra se si ndertojme dhe zhvillojme qytetin. Per cdo rruge te re qe shkepet dhe rivendosen tubacione te reja, inxhinieri i projektit perdor standartin, psh, tuba 315. Por, ky standard, punon ne raport me planin urbanistik, i cili i miratuar perpara çdo investimi duhet te kete te qarte se si do te ndertohet dhe çfare ne ate zone. Nese aty zhvillohet nje 45 katsh, tubi i standardit del jashte funksioni, sepse nuk ka marre parasysh volumin nentefish me shume te ujerave qe shkarkon kulla ne raport me pallatin standard 5 katesh. Por plani urbanistik nuk e tregon se ku do zhvilloje dhe se si, pasi ai eshte i konceptuar si ‘urbanizim individual’, ku cdo prone nderton nje “mini qytet”, duke zhvilluar ishuj ne dukje te shkeputur por ngushtesisht te lidhur, njejte si sistemi i gjakut ne nje trup njerezor.

Cfare behet me Tiranen qe tashme ka hyre ne kete skeme zhvillimi, ku mbingarkohet sistemi mbitokesor me kapacitet shume me te madh se sa perballon ai mbi toke? Permbytet!
Tirana do te vazhdoje te permbytet çdo here bie shi, dhe jo sepse eshte Hollanda apo Venezia qe jane te kushtezuara nga gjeografia dhe territori ku jane ndertuar, porse, tubat nentoke jane te pamjaftueshem per mbingarkesen e betonizimit.
Eshte pikerisht betonizimi si fenomen qe con ne fatkeqesi njerezore, si permbytja, zjarri apo epidemite e shtuara. Beronizimi, i cili pervec se ngarkon qytetin me njerez, ka tkurruar duke minimizuar-#Mitigate, aftesine e perthithjes se ujerave nga toka. Mungesa e lulishteve, parqeve dhe siperfaqeve me dhé dhe bar, i ka hequr qytetin token qe mund te reduktojne sasine e ujit duke perthithur ate.
Deri me sot nuk ka asnje plan se si do te zgjidhet kjo situate kritike ku ndodhet rrjeti infrastrukturor i Tiranes, por jo vetem, Durresi, Vlora, Shkodra, Lezha dhe qytete te tjera qe shfaqin betonizimin si fenomen, jane pa vizion per ta adresuar si problem.
Deri me sot, politikat urbane kane qene te fokusuara tek marketimi dhe make-up i qyteteve, por ajo fushate nuk pi me uje, njejte si toka poshte kembeve te betonizimit te qytetit.

Çfare ndodh pas 20 vjetesh?

Latest articles

Related articles