Tirana po përmbytet çdo vit. Nuk e kanë fajin reshjet, por heshtja!

nga Ergys Mërtiri

Shiu është fenomen natyror, përmbytja jo. Shiu vjen nga qielli, përmbytja nga robi, me saktë nga qeveria, bashkia, politika e mbrapshtë.

Më parë, sa herë që Tirana përmbytej, Rama dhe Veliaj justifikoheshin se shirat kishin qene në nivele të jashtëzkonshëm. Kësaj rradhe nuk pati as justifikime. Veliaj postoi vetëm thirrje për kujdes ndaj qytetarëve, ndërsa Rama vetëm heshtje, thuajse nuk ka ndodhur asgjë.

Tirana po përmbytet çdo vit, madje disa herë në vit dhe kjo do të thotë se këtu ka një problem me qeverisjen jo me reshjet. Nuk ka nevojë të jesh metorolog për të kuptuar se përmbytjet nuk ndodhin se bie shumë shi, por se kanalizimet nuk janë të afta ta kullojnë ujin. Dhe nuk ka nevojë për të qenë urbanist për të kuptuar se kanalet do jenë të pamjaftueshme kur ti e ke trefishuar intensitetin e banimit me ndërtim në të njëjtën sipërfaqe urbane.

E për sa kohë që ndërtimi trefishohet mbi të njëjtin sistem kanalizimesh, natyrisht që do ketë përmbytje. Eshtë njësoj si me trafikun. Rritja e ndërtimit dhe dendësisë së banimit me të njëjtin rrjet rrugor, prodhon trafik paralizues. Në rastin e reshjeve prodhon përmbytje.

E keqja më e madhe është se situata do vazhdojë, madje edhe do përkeqësohet për sa kohë ndërtimet vazhdojnë të shtohen, ndërsa kanalizimet vazhdojnë të jenë po njësoj.

Latest articles

Related articles