Evi Kokalari godet Nokën, Bylykbashin dhe Vokshin! Po mbrojnë kullat e Malltezit!

Nga Evi Kokalari

Oerd Bylykbashi eshte n.kryetar i PD se rithemelimit, Flamur Noka sekretar dhe Albana Vokshi kryetare e forumit te gruas, pra qe te tre kane pozicione shume te larta ne PD e rithemelimit. Pse jane cdo nate neper studio televizive per te mbrojtur Abi Malltezin dhe 19 kullat e tij? E kuptoj qe ky rast ka perfunduar ne SPAK sepse dyshohet qe Berisha ka abuzuar postin si Kryeminister per t’i kthyer pronat, por me vjen keq – Berisha ka avokat mbrojtes, dhe e bija apo Gjokutaj mund ta bejne shume mire kete pune ne publik.
Fakti qe nen. kryetari i PD se rithemelimit, dhe pse ne kohen kur kane kthyer pronat ka qene pjese e ketij aferi dhe eshte pjese e investigimit, del dhe mbron nje ceshtje qe eshte nen investigim, eshte nje gabim qe do ti kushtoj shume PD se rithemelimit.
Qartazi juve ju mungon serioziteti, dhe nuk po beni opozite por avokatin mbrojtes te ceshtjeve qe nuk duhet te kene me te bejne me rithemelimin.
Keshtu qe vendosni, o pozicionohuni si nje bisnes privat i familjes Berisha, ose pozicionohuni si individ qe do merreni me hallet e popullit. Askujt nuk i intereson cfare ka ndertuar apo perfituar Abi Malltezi dhe Argita Berisha. Keto ceshtje jane ne SPAK dhe le te sqarohen ne ate institucion.
Nderkohe, parlamenti kalon nje buxhet qe do taksoj ne maksimum bisneset e vogla duke i detyruar dhe ata te shpopullojne Shqiperine. Pensionistet nuk paguajne dot ushqimet qe jane ngritur cmimet me te njejtat standarte si ne Amerike – por ju keni tre jave qe filsni per kullat e Malltezit.
Prandaj opozita çalon masivisht, dhe pa pastruar ushtaret e se kaluares, nuk ecim dot perpara.

Latest articles

Related articles