Ky vit shkollor për arsimin parauniversitar, por edhe si vit akademik 2023- 2024, do të jetë me sfida të mëdha.
Së pari, një problem i madh (që institucionet tona arsimore e kanë të trashëguar) është ngrohja e shkollave.
Së dyti, mbetet një sfidë e madhe zvogëlimi i numrit të nxënësve në nivel lokal, rritja e numrit të nxënësve në klasa kolektive, braktisja e përkohshme apo e përhershme e shkollës, mungesa e mjeteve didaktike, mjediseve argëtuese e sportive, internetit dhe laboratorëve modernë të kompjuterëve dhe shkencave natyrore, mungesa e kualifikimit të mësuesve, të ndihmës mësuesve etj.
Së treti, ne kemi mësues, por edhe të rinj, të demotivuar. Me pak fjalë, mësuesit shkojnë në shkollë për të marrë pagën, ndërsa nxënësit thjesht se duhet të justifikojnë faktin se janë diku dhe shkolla është streha më e mirë. Mësuesit tanë janë të keqpaguar, nën trysni dhe të mbërthyer nga një drejtim shkolle, thellësisht politik dhe në shumicën dërmuese të paaftë për detyrën që u ngarkohet!
Për fat të keq nuk ka një te mete por janë shumë. Do t’i rendis shkurt por e meta e madhe eshte politikat e dobeta arsimore:
– Drejtimi i dobët politik, pa një vizion të qartë se ku jemi dhe ku do të shkojmë dhe i pakonsultuar me askënd që di sadopak nga punët në arsim.
– Mungesa e infrastrukturës bashkëkohore dhe me standarde për një mësimdhënie cilësore;
– Demotivimi i mësuesve. Kemi mësuesit dhe pedagogët me pagat më të ulëta në rajon. Kosova, Maqedonia e Veriut, Seria e Mali i Zi i kanë më të larta se vendi ynë;
– Përqindja që zë arsimi në PPB, është po ashtu më e ulët se në Kosovë që e ka 4.6% dhe Malit të Zi, 4.8%;
– Kemi një shoqëri apatike, të pandjeshme ndaj arsimit dhe sidomos edukimit dhe prindërit më inferiorë, që mund të gjenden, krejtësisht të painteresuar për të ardhmen e fëmijës së tyre
– Së fundi kemi një qeveri / bashki që nuk e ka pasur dhe nuk do ta ketë ndonjëherë arsimin përparësi.
nga Eneida Vera
Anëtare e Këshillit Bashkiak
Kryetare e Komisionit të Arsimit dhe Sportit
Bashkia Vlorë



