Sherri në TikTok, pas kallëzimit nga Kozaku, shpallet në kërkim Cllevio Serbiano


Kozak Braci një personazh kontrovers, i famshëm në rrjete sociale pak ditë më parë i është drejtuar komisariatit 4 dukë kallëzuar një tjetër personazh të famshëm tw rrjeteve sociale.

Bëhet fjalë për Kleviol Ahmeti i cili njihet me emrin e artit Cllevio.

Në kallëzimin e depozituar thuhet se prej kohësh Kozak Braci dhe familja e tij ndihet e kërcënuar nga ky personazh për shkak të disa sherreve ku janë nisur në rrjete sociale.

Nisur edhe nga kallëzimi, komisariati i policisë nr. 4 ka shpallur në kërkim policor Kleviol Ahmetaj. Nga verifikimet ka rezultuar se Ahmetaj me banim në Lushnjë nuk është gjetur në banesë.

Policia pas kallëzimit të Kozak Bracit ka nisur më administrimin e disa videove në dy rrjetet sociale, TikTok dhe Instagram.

Si kallëzuesi Kozak Braci ashtu i kallëzuari Kleviol Ahmetaj janë të njohur për policinë.

Cllevio njihet edhe për sherrin me reperin Noizy ngjarje e ndodhur në Durrës, raporton Ora News.

Latest articles

Related articles