Aktivisti, Adriatik Lapaj duke folur mbi situatën aktuale politike u shpreh se duhet parë se ku buron problemi ndërsa shtoi se në Shqipëri nuk ka garë.
“Po ndodh ajo që ka ndodhur gjithmonë. Duke mos pasur ndryshim dhe flukse te reja. Debati politik behet shterpë. Ne duhet të shohim aty ku buron problemi. Themeli është gara. Ska garë. Vjedhja mund te ndodhe edhe ku ka gare. Mund te vjedhë qeveria dhe i manipulon. Kryetari te cakton listën. E di gjithë vendi se është i korruptuar. Është vendosur para zgjedhjes e keqja me e vogël. Sistemi sot është qe qytetari zgjedh subjektet. A mund te bëhemi sa Kosova, sa vëllai jone Kosova? Ne 20 vjet ndërroi ida qeveri. A mund të bëhemi sa Kosova. A mund ta hapim garën si vellezërit tanë në Kosovë. A mund te miratojmë një ligj per referendumet. Te kërkojnë, te deklarojnë qe janë pro referendumeve qe te krijohen mundësi per pro votës se emigrant per te krijuar themelet demokratike,” u shpreh Lapaj.
“Nga e thëna ne te bërë na ndan një det i tërë. E shoh problem qeverinë. Te gjitha këto janë te vërteta qe e kane shoqëruar Shqipërinë gjithmonë dhe ne 2013 kishte blerje vote, me autobus me karta. Populli e rrëzoi atë që ishte dhe sollën këtë që është tani. Me ujë e krip ke shëllirë me ujë e sheqer del shërbet. E përdorin shtetin si prone private. E trajtojnë opozitën si gje e pavlere. Nese nuk ka valvula demokratizuese kjo ndodh,” u shpreh Lapaj.



