Komisioni i Etikës ka marrë vendimin për përjashtimin me 10 ditë të deputetëve demokratë, konkretisht Bledion Nallbatit, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Gazment Bardhit.
Ndërkohë me 3 ditë është përjashtuar Saimir Korreshi. Sakaq mësohet se ndaj Lefter Gështenjës nuk është marrë masë disiplinore.
Edhe mbledhja e ditës së sotme në godinën e Kuvendit është shoqëruar me përplasje, pasi një grup deputetësh opozitarë, të udhëhequr nga Sali Berisha kanë kërkuar të jenë të pranishëm në mbledhje.