“Izraeli rrezikon luftën në 3 fronte”, koloneli Demiraj: Ja kujt duhet t’i druhen

spot_img
Advertisements

Kolonel Dritan Demiraj tha në një intervistë për Euronews Albania se, me përfshirjen e milicive të Iranit dhe të Hezbollahut, Izraeli rrezikon një luftë në 3 fronte.

Sipas tij, edhe pse Izraeli në raport me popullsinë dhe sipërfaqen ka një nga ushtritë më cilësore në botë, do ta ketë të vështirë të përballet me një konflikt në 3 fronte, pasi nuk ka forcën e duhur tokësore për të kontrolluar të gjithë territorin.

“Kemi një zhvendosje të 7 milicive të Iranit të cilat kanë lëvizur nga drejtimi i Irakut dhe Sirisë dhe janë të përqendruara në provincën Hama për të krijuar një front lindor. Një pjesë e madhe e këtyre milicie janë të përgatitur për luftë asimetrike, kanë dronë, kanë raketa dhe mbështeten edhe nga ushtria e Asad. Nëse përfshihet edhe Hezbollahu nga jugu, atëherë Izraeli duhet të përballet me një luftë në 3 fronte që e vë në siklet të madh. Edhe pse Izraeli në raport me popullsinë dhe sipërfaqen ka një nga ushtritë më cilësore dhe të fuqishme në botë, duket qartë që një përsëritje e operacionit të 2006 e nxjerr zbuluar, pasi nuk ka forcën e duhur tokësore, pasi nevojitet kontrolli i 1000 objektivave ushtarake në jug të Libanit”, tha Demiraj

spot_img

Latest articles

Related articles