Rumania do të ndalojë mishin artificial të sintetizuar nga qelizat e kafshëve

spot_img
Advertisements

Senati rumun – dhoma e lartë e parlamentit – miratoi një ligj që ndalon shitjen e mishit sintetik në vend. “Propozimi i deputetëve socialdemokrat synon krijimin e një kuadri ligjor për emërtimin e produkteve të mishit, prezantimin, etiketimin dhe tregtimin e produkteve të mishit, monitorimin e shëndetit të popullatës dhe informimin e saktë për konsumatorët”, thekson komisioni i specializuar parlamentar. Ndalohet shitja në tregun e brendshëm të mishit sintetik të përftuar në laborator nga qelizat shtazore. Dispozitat zbatohen edhe për produktet e kuzhinës për furnizim publik. Tregtimi i mishit sintetik do të gjobitet nga 40 000 deri në 60 000 euro. Ligji duhet të votohet edhe në Dhomën e Deputetëve – Dhoma e Ulët.

spot_img

Latest articles

Related articles