SPAK-u godet sërish majtas, sekuestrohen pasuri të Olta Xhaçkës

SPAK ka vendosur sekuestrimin e një sipërfaqe prej mbi 5512 metër katrorë në Gjilekë të Himarës.

Mësohet se vendimi është marrë pas zhvillimit të hetimeve për falsifikimin e dokumenteve. Bëhet fjalë për sipërfaqen mbi të cilin Artan Gaçi bashkëshorti i ish ministres Olta Xhaçka parashikon të të ndërtojë hotelin me të cilin ai u shpall investitor strategjik.

Dosja është hapur pas padisë që paraqiti në prokurorinë e posaçme Fredi Beleri i cili ndodhet në proces gjyqësor me akuzën e blerjes së votave për zgjedhjet e 14 majit ku rezultoi fitues.

spak #artangaci #sekuestrim #truall

Latest articles

Related articles