Rama: Kam pasur disa dështime në martesë, por gjeta të duhurën!

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në hapjen e forumit “Global Gateway”, sfidat aktuale të Europës dhe prioritetet madhore të zhvillimit.

Gjatë fjalës së tij, Rama nuk ka kursyer edhe batutat, duke bërë që të pranishmit në sallë herë të shpërthejnë në të qeshura e herë ta duartrokasin.

Rama ka thënë se Shqipëria, ashtu si ai, ka patur disa martesa të dështuara por më në fund ka arritur të gjejë të duhurën, ndaj edhe ai beson se Shqipëria do të gjejë rrugën e duhur drjet martesës me Bashkimin Europian.

Pjesë nga fala e Ramës:

Ashtu siç president Macky Sall përmendi para meje dhe Europa, forca e saj qëndron në fuqinë për të transformuar politikisht dhe ekonomikisht veten, fqinjët e saj dhe do të shtoja dhe miqtë e saj. Europa, dhe meqë ra fjala Bashkimi Europian, ne jo ende, është një krijesë mjaft e vështirë për tu marrë, duhet të kesh nerva mjaft të forta, duhet të jesh mjaft i përgatitur për të mos ta lënë të të zërë depresioni para se të të zërë BE-ja.

Ndërkohë, është dashuri e ashpër. Është një rrugë që duhet ta përshkosh e ku merr mësime dhe ku për shkak të zhgënjimit, ndonjëherë mendon se ka rrugë të lehta në drejtime të tjera, por më duhet të them që në asnjë drejtim tjetër nuk do të gjesh një mik e një aleat që është i fortë e që kurrë, asnjëherë nuk do të të sulmojë. E që kurrë, asnjëherë nuk do sulmojë askënd e që gjithmonë do të përpiqet të ndihmojë gjithkënd e ky është Bashkimi Europian.

Nga ana tjetër, dua të them se kjo hapje që po shohim falë kësaj marrëdhënieje gjithmonë e më të ngushtë me Bashkimin Europian, është thelbësore jo vetëm për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, por dhe për vetë Bashkimin Europian.

Jam i sigurt që e njëjta gjë vlen për miqtë tanë afrikanë, e njëjta gjë vlen dhe për të tjerë, që në këtë marrëdhënie është e sigurt që do të gjejnë shumë, shumë arsye për të pyetur veten a ja vlen, por nga ana tjetër nuk ka asgjë që ia vlen më shumë sesa t’i afrohesh gjithmonë e më pranë Bashkimit Europian dhe për ne shqiptarët, që kemi përjetuar një histori, e cila na ka detyruar të bëjmë një sërë martesash të padëshiruara, na besoni, kjo mund të jetë martesa më e vështirë për tu bërë, por e vetmja martesë që ia vlen të kërkohet. Po ju them dhe nga përvoja ime personale. Unë kam pasur disa dështime në martesë, por pasi gjeta atë të duhurën dhe duke qenë i lumtur me të, unë besoj gjithmonë që kjo do të ndodhë edhe me Shqipërinë e të tjerët kur më së fundi të martohen me Bashkimin Europian. Faleminderit shumë!

Latest articles

Related articles