Pse PD duhet të distancohet nga “dosja Partizani”

Partia Demokratike si partia më e madhe opozitare që ka mbështetur reformën në drejtësi duke votuar arkitekturën institucionale me ndryshime kushtetuese ka gojë të kërkojë informacion SPAK-ut se deri ku janë hetimet me denoncimet që janë bërë për qeveritarë socialiste. Dhe të distancohet nga Dosja Partizani…të gjithë personat e përfshirë çuditërisht në aferë kanë shkuar tek Rithemelimi.

Minimumi tu kërkojë gjithë strukturave dhe anëtarësisë të distancohen nga Dosja Partizani, si një shembull tipik i abuzimit me pushtetin. Nuk është rastësi që gjithë emrat e permendur në atë dosje janë sot në prehrin e Berishës. Këto janë fijet e fshehta që i mbajnë ata ngjitur me Berishën. Kthimi dhe kompensimi i pronës ka qenë një kalë beteje i PD dhe mund të reduktohet në tjetërsim prone të një familje pushteti.

PD ia ka borxh qytetarëve të dalë në krah të drejtësisë. Berisha refuzon SPAK-un se po shkel Kushtetutën kur vet SPAK dhe GJKKO janë pjesë e Kushtetutës. Berisha nuk intereson Kushtetuta se ai e ka quajtur “pasaportë socialiste”, ka ftuar demokratët të mos e votojnë, edhe pse Pjetër Arbnori i ftoi qytetarët të dilnin në votime.

Rindërtimi i PD dhe opozitës kalon përmes pastrimit të ndërgjegjes së Partisë dhe distancimit nga “krimet” e shkuara me pronat, kompensimet dhe kthimet e saj.

Latest articles

Related articles