Paralajmërimi i gazetarit LITA: Berisha do të ketë dosje të tjera!


Gazetari Lavdrim Lita ka komentuar ngjarjen që prej gati një jave është kryefjalë e mediave në vendin tonë, atë të kompleksit “Partizani”, ku është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje” për Sali Berishën dhe “arrest në burg” për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

Në një intervistë për Euronews Albania, Lita deklaroi se Berisha po përdor të gjitha kartat për t’u mbrojtur dhe këtë herë, por sipas tij energjitë i kanë shteruar.

Ai theksoi se për liderin demokrat do të hapen të tjera dosje me akuza tjera.

  • Advertisement –

“Nëse ne marrim dosjen për tjetërsimin e klubit “Partizani”, vërejmë se ka një arkitekturë shumë të qartë të akuzës. Qeveria e Berishës dhe mekanizmat e vartësisë janë vërë në shërbim të tij e familjes së tij për të rikthyer një pronë dhe përmes këtij mekanizmi për t’u pasuruar me të. Kemi të bëjmë me keqpërdorim të detyrës shtetërore, ashtu siç deklaroi SPAK. Përfshirja e PD-së dhe opozitës në një hall personal ishte ajo që deklaroi dhe më parë gjatë shpalljes “Non Grata” kur opozita përdorej si bunker për t’u mbrojtur ndaj armiqve të jashtëm dhe armiqve të brendshëm që është SPAK. Berisha do përdor të gjitha kartat e tij për ta politizuar në mënyrë të skajshme siç bëri me “Non Gratën”. Mendoj se ai po lodhet shumë, energjitë po shterojnë dhe akuza të tjera për dosje të tjera do vijnë në vijim”-theksoi ai.

Latest articles

Related articles