Historiani Harari; E majta po realitivizon krimet makabre të Hamas

Dembelët zgjedhin symbyllur njërën anë përball tjetrës, pa hyrë në të thella. Puna e intelektualëve, artistëve dhe studiuesve është të përpiqen dhe të shkojnë më thellë. Të shohin kompleksitetin e realitetit, veçanërisht në klimën e sotme të post-të vërtetës, shkruan Juval Harari dhe shumë të tjerë në një letër që denoncojnë zëra të ndryshëm anekënd botës që përkrahin dhe justifikojnë veprimet e Hamasit, por duke kritikuar në të njëjtën kohë veprimet e shtetit të tyre në këtë situatë.

Një herë e një kohë, kur ne shqiptarët vuanim nën thundrën e stalinizmit, filozofët perëndimorë që janë afër së majtës shihnin ndërtimin e një rendi të ri nën rrënojat e rendit të vjetër dhe jetët tona që shkonin burgjeve e kampeve ishin në funksion të një ideje të madhe – një botë të re po lindte rrënojash dhe burgjet e gulagët ishin trillime.
Ne vuanim, ndërkohë.

Sot, kjo e majtë ekstreme me remineshenca staliniste është bashkuar me të djathtën ekstreme evropiane dhe po bëjnë lojën më të shëmtuar të mundshme me ngjarjet që ndodhin anekënd botës.
Një fraksion i kësaj të majte përkrah Hamasin dhe relativizon situatën e luftës ndërsa thotë se fajin e ka Izraeli për çfarë ndodhi në masakrën e grupit terrorist që la pas 1400 të vdekur. Izraeli është aleat amerikan dhe e majta e sheh gogol Amerikën.

E djathta ekstreme, dikur e njohur për ndjenjat kundër hebrenjve, sot është kthyer kundër myslimanëve. Ata kanë vënë shenjën e barazisë mes Hamasit dhe ISIS-it, shkruante “TRT”-ja turke, duke pamundësuar çdo tentativë për të ardhmen e një lëvizjeje palestineze në Gaza.

Të venë në këtë pozitë kaq të vështirë, ndërsa ekstremistët shtyjnë përpara agjendat e tyre politike, të vetmit që nuk po flasin dot janë qytetarët që duan siguri dhe paqe për fëmijët dhe familjet e tyre.

Përgatiti: Sebastian Zonja

https://www.theguardian.com/world/2023/oct/24/yuval-noah-harari-backs-critique-of-leftist-indifference-to-hamas-atrocities

Latest articles

Related articles