Deputeti Dash Sula: Nuk e mbështesim Berishën në luftën kundër SPAK!

Deputeti Dashnor Sula, thekson se ai dhe deputetët që mbështesin Gazment Bardhin nuk sulmojnë organet e drejtësisë, por në rastin e hetimit ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani, ka pasur një nxitim për masë sigurie.

Ai deklaron se është kundër sulmeve ndaj SPAK dhe se Partia Demokratike nuk duhet të përfshihet në këtë debat.         
                                                                        “Unë vazhdoj t’i mbështes organet e drejtësisë dhe nuk jam dakord me asnjë lloj emërtimi edhe në kohën kur Rama në Asamblenë e PS-së sulmoi SPAK-un. Jam kundra çdo lloj epiteti, çdo lloj gjuhe. Unë nuk do të jem mburojë e asnjë politikani në asnjë lloj rasti. Nëse e fusim në kanalet politike, humbet sensi dhe e drejta. Mund të ketë persona të caktuar që kanë interesa të sulmojnë ndonjë politikan apo një tjetër. Kjo nuk do të thotë që e gjithë forca politike të përfshihet në këtë debat dhe në këtë luftë. Qëndrimi i Zt. Bardhi dhe i joni është që nuk i bëhemi mburojë asnjë personi. Nëse nesër fillon një hetim për një politikan të opozitës që mund të ketë shkelur ligjin, atëherë nuk preket asnjëherë opozita dhe kështu që i bie që edhe pozita e sotme kur të jetë nesër në opozitë të mos preket. Nëse Berisha bën betejë për transparencë, ne duhet ta mbështesim“, deklaroi ai.

Pyetjes së bërë nëse duhet ta përfshijë Partinë Demokratike, deputeti Sula ishte i qartë: Jo!

Latest articles

Related articles