Bonusi i Qirasë për familjet e prekura nga Tërmeti, Deputetja e Krujës ngre shqetësimin: Qeveria prej 5 muaj spaguan banorët!

Familjet e goditura nga tërmeti i 2019-ës të cilëve ende su janë rindërtuar shtëpitë apo rikonstruktuar kanë pesë muaj pa marrë bonusin e qirasë.

Këtë fakt e bënë publike deputetja e Partisë Demokratike në Krujë znj. Merita Bakiu e cila ka kërkuar nëpërmjet parlamentit një përgjigje nga Ministria e Ekonomisë.

Redaksia ka siguruar kërkesën ku znj.Bakiu pyet se Përse është ndërprerë bonusi i qirasë prej Majit 2023 dhe kur do të përfundojë proçesi i rindërtimit.

Kjo kërkesë e zonjës Bakiu është depozituar në Parlament pak ditë më parë, por ende nuk ka një përgjigje apo datë se kur ministi aktual i ekonomisë z.Ervin Mete do të përgjigjet.

Thumana në Krujë ishte një prej zonave më të goditura nga tërmeti 26 Nëntor 2019 duke shkaktuar 24 viktima nga lëkundjet e tokës e deri në rrafshimin e qytezës.

Aktualisht nëpërmjet ridnërtimit është bërë e mundur hapja e lagjeve të reja në Thumanë ku me qindra familje janë strehuar aty.

Në kërkesën për përgjigje të deptuetes nga PD zyrtare e z.Basha nuk ka një shifër se sa është numri i familjeve të cialt ende nuk kanë marrë apartamente, nuk kanë përfunduar proçsin e rikonstruksionit të banesave e po ashtu sa prej tyre smarrin bonus qiraje.

Durrësi, Kruja, Thumana  ishin zonat më të prekura në të cilat proçesi i rindërtimit është ende i hapur për palate dhe lagje të reja, ndërsa pas nuk mbetet edhe Tirana me lagjet si 5 Maji apo Ndroqi të cilat kanë përfunduar.

Latest articles

Related articles