Precedent i rëndë i kanalit 6+1 Vlora me emrin dhe imazhin e një gazetareje

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë është tronditur nga publikimi i një raporti faqen e kanalit 6+1 Vlora me titull: ” …” Afrovita Hysaj mashtron qytetarët e Vlorës”, i publikuar në datën 24 Tetor 2023, nga media vendore në onlinin e kësaj medieje.

Ky raport, përmes gjuhës dhe fjalorit që përmban, cënon rëndë kodet e etikës së gazetarisë, linçon publikisht një punonjëse të medias, përdhos komunikimin publik dhe detyrimin ndaj tij dhe shënon një precedent të rrallë në sulmin e një medieje ndaj një gazetareje vendore.

Rasti në fjalë ka tronditur gjithë opinionin profesional dhe ka hapur diskutime të shumta mes entitetit tonë.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e konsideron këtë një akt të rëndë.

Për këtë arsye, kërkojmë me urgjencë që editori i kësaj medieje, administratori i tij, në mënyrë urgjente të tërheqë nga publikimi dhe faqet zyrtare të medias, këtë raport.

Në përputhje me kodet e etikës dhe rregullat e gazetarisë, të reflektojë menjëherë, pasi ky material në tekstin e vet përmban edhe vlerë antiligjore. Kërkesa jonë bazohet në respekt dhe mishërim të parimeve dhe normave të një gazetarie, si mision publik, në shërbim të publikut dhe jo si një “mjet privat që mund të presë dhe lëndojë qytetarë, e aq më tepër, persona të medias.

Ky rast meriton ndërhyrjen e menjëhershme të organizatave që merren me mbrojtjen e etikës, parimeve dhe normave të komunikimit publik dhe aq më tepër të raportimit me standart.

Në mënyrën më urgjente i kërkojmë kësaj medieje të reagojë dhe të kërkojë ndjesë publike për rastin që shkaktoi.

Gazetarë dhe organizata mediatike në vend kanë reaguar ashpër ndaj sulmit të koleges së tyre vlonjate, gazetares Afrovita Hysaj, e cila linçua nga televizioni lokal “6+1 Vlora” për shkak të deklaratave ndaj ngjarjes së rëndë të përdhunimit të një 26-vjeçareje nga tre djem në këtë qytet.

Midis tyre është edhe gazetarja Anila Hoxha, e cila shprehet se qëndron krah gazetares Hysaj, e cila është sulmuar me një gjuhë poshtëruese dhe denigruese nga televizioni në fjalë.

Gazetarja Hysaj u sulmua nga televizioni vlonjat pasi akuzohet se aludoi që në përdhunimin e 26-vjeçares disa ditë më parë në Vlorë morën pjesë 4 djem dhe jo 3 siç raportoi policia. Sipas këtyre aludimeve, autori i dyshuar i katërt është vëllai i drejtores së televizionit në fjalë. Ndërsa dy autorë të tjerë të dyshuar i kanë motrat drejtoresha në Bashki, sërish sipas aludimeve të bëra në një faqe në Facebook që raportohet se menaxhohet nga gazetarja Hysaj.

Latest articles

Related articles