Opozita s’mund të jetë kaps i halleve të Berishës me drejtësinë

Sali Berisha po përpiqet të marrë zvarrë opozitën në mbrojtjen e halleve të tij me drejtësinë. Ai ka nxjerrë në media dhe kudo një grup deputetësh besnikë që qajnë hallin e tij nga banaku në banak televiziv për të sekuestruar debatin publik. Njëjtësimi i halleve ligjore të Sali Berishës dhe familjarëve të tij me hallet e qytetarëve është një barazi parazitare. E turpshme!

Rreshtimi i Gaz Bardhit dhe grupit të gjysma-gjelave që e ndjekin është skemë për të trysnuar SPAK dhe gjykatat duke bërë hallin e Berishës hallin e gjithë shqiptarëve. Jamarbër Malltezi, dhëndrri Berishës akuzohet se ka marrë pronën e tij dhe jo të shqiptarëve në mënyrë të paligjshme duke shfrytëzuar vjehrrin e tij në qeveri për të hapur dyer ministrish dhe agjencish.

Ashtu si për Non Gratën për korrupsion masiv dhe lidhje me krimin e organizuar, edhe për akuzën e SPAK – Sali Berisha po synon të marrë peng opozitën, PD dhe median për tu mbrojtur nga ligji dhe drejtësia.

Rindërtimi i opozitës nuk kalon nga duart pa pranga të Sali Berishës. Ajo kalon nga përfaqësimi dinjitoz i problemeve dhe zgjidhjes së tyre, përmes vendimeve të forta. PD nuk është shpellë ku fshihen bajramcurrët e rinj.

Latest articles

Related articles