Lita: Për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, kanë ndërmarrë veprime shtetërore një sërë personalitetesh

Gazetari Lavdrim Lita ishte i ftuar në studion e lajmeve të Ora News ku foli për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, ku i arrestuar është dhënëri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, ndërsa vetë ish-kryeministri do merret nesër në pyetje ndërsa i është caktuar masa “detyrim paraqitje”.

“Jamarbër Malltezi është një nga personazhet kryesorë të dosjes. Më pas edhe për shkak të rëndësisë, ish-kryeministri Sali Berisha i akuzuar për korrupsion pasiv.

Dhe ndërtuesi Bektashi që ka ndërtuar 17 pallatet duke i dhënë një përfitim 5.4 milionë euro Malltezit, i cili sipas dosjes për një sërë çështjesh ai ka ndërhyrë personalisht për të favorizur proceduart gjatë kohës së qeverisjes Berisha për të rikthyer pronën ndaj të cilës ai ishte një nga trashigimtarët e ligjshëm të pronës.

Pra në një farë mënyre ai ka ndikuar në proceduar për të rikthyer pronën e tij dhe për ta zhvilluar përmes një mekanizmi pastrim i parash thotë SPAK dhe gjykata speciale ka vendosur ka kërkuar një masë sigurie me burg deri sa të nisë procesi i mirëfilltë.
Nëse Basha do rrezikohej nga ky hetim do ishte pjesë e dosjes. Edhe pse në procedurat për privatizimin e ish kompleksit Partizani kanë ndërmarrë veprime shtetërore dhe vendore një sërë personalitetesh”, tha ndër të tjera Lita

Latest articles

Related articles