I pyetur nga Ora News për detajet e dosjes së privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” ku Lulzim Basha në cilësinë e kreut të Bashkisë ka dhënë leje për ndërtimin e 17 objekteve të banimit në atë truall, Basha është përgjigjur përmes zëdhënëses së PD-së.
“Qëndrimi është i qartë: Drejtësia të veprojë mbi këdo që ka abuzuar me pushtetin përmes korrupsionit”, thuhet në përgjigjen e Lulzim Bashës për “Ora News”