17 kulla mbi fushat e kompleksit “Partizani”, roli i Jamarbër Malltezit!

Ish-kryeministri, Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje e deklarim të rremë të pasurisë.

Po ashtu në pranga ka përfunduar edhe ndërtuesi Fatmir Bektashi, i përfshirë në ndërtimet e pallateve në zonën ku ndodhej kompleksi sportiv.

Në shtator 2013, kompania “Homeplane” në bashkëpunin me “Kontakt” marrin leje zhvillimore për ndërtimin e një kompleksi pallatesh, tek zona e ish-kompleksit Partizani.

Leja është zbardhur nga Bashkia e Tiranës në 18 gusht 2013 dhe vetëm 6 muaj pas nisjes së punimeve, dhëndri i Sali Berishës futet si aksioner i këtij investimi miliona euro.

Jamarbër Malltezi është shtuar si aksioner me 35% tek kompania “Homeplane”, me kontribut 35 mijë lekë. Pra, e thënë më thjeshtë, me 35 mijë lekë, dhëndri i Sali Berishës merr 1/3 e një kompleksi prej 20 milionë eurosh.

Dhëndri i Sali Berishës, është shtuar si aksioner te kompania “Homeplane” në dhjetor të vitit 2018, ndërsa këto aksione i ka blerë në 23 janar të vitit 2014.

Firma e ndërtimit “Homeplane” është themeluar nga biznesmeni Fatmir Bektashi në vitin 2008 dhe objekt i saj ishte fusha e ndërtimit.

Disa ditë më parë kreu i SPAK, Altin Dumani tha se po hetohet në mënyrë aktive për këtë aferë.

Ka qenë kreu i grupit Parlamentar në PS, Taulant Balla i cili ka paditur në vitin 2020, ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po heton çështjen e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’ për pastim parash.

Latest articles

Related articles