Një sforcim i panevojshëm – REDAKSIONALE

Revolucioni i deputetëve të Sali Berishës me karriget e qeverisë Rama janë sforcime të panevojshme për të rënë në sy. Janë sforcime në frymën e fundit të një lëvizje pa jetë siç ishte Foltorja e Non Gratës. Duan ta zmadhojnë imazhin, për të treguar se çështja nuk është tek NON grata, por në fakt, çështja është vetëm aty… NON GRATA.

Deputetët që i përgjigjen Gaz Bardhit dhe dëputetët që i përgjigjen Flamur Nokës janë bërë truproja të Sali Berishës për të harruar Non-Gratan. Non Grata nuk hiqet duke mos e permendur… se ajo aty është.

Deputetët po e bëjnë si struci, që futin kokën në rërë, kur i ndjek rreziku, dhe mendojne se rreziku mund të ikë…

Rrëzimin e karrigeve dhe vazove e ka bërë para këtyre Ilir Meta, kur kërcente mbi tryeza… dhe gjuante me shishe gardën…

Rruga më e mirë për të gjithë këta… të dorëzojnë vet mandatet dhe të ikin në shtëpi përderisa nuk kërkojnë as zgjedhje të parakohshme.

Latest articles

Related articles