Haklaj: Berisha nuk bën parti të re, se shpallet organizatë terroriste nga SHBA


Ish-deputeti Azgan Haklaj duke komentuar radikalizmin e aksionit politik opozitar të deputetëve të grupimit Berisha-Bardhi, tha se sjellja e djeshme e deputetëve të Rithemelimit ishte e turpshme.

Në një intervistë televizive, ai tha se Berisha kërkon që të radikalozojë qëndrimet e tij me qëllim që të kërcënojë SPAK-un. Haklaj shtoi me tej Berisha s’mund të krijojë do të një parti të re, pasi do t’i shpallet organizatë terroriste.

“Skena politike kanë rënë dakord me PS-në. Kërkon që të radikalizojë qëndrimin politik. Ne pamë skena të turpshme në Parlamentin e Shqipërisë. Ishte një veprim rutinë. Berisha nëpërmjet këtij radikalizmi duhet të kërcënojë SPAK-un. Berisha s’ka qëllim të rrëzojë Edi Ramën apo të krijojë parti të re, sepse e di që nëse do ta krijojë do të shpallet organizate terroriste. PD i ka dalë edhe nga pengmarrja”.

Berisha i bën presion SPAK, greva është për t’i bërë atentat PD-së. Sa herë ka pasur probleme në Kosovë, Berisha është përpjekur që të destabilizojë situatën në Shqipëri. I ka hequr embadrgon Milloshviçit”, tha Haklaj

Latest articles

Related articles