Gjykata e Posaçme vendos në sekuestro të gjitha pasuritë e Jamarbër Malltezit

Gjykata e Posaçme thanë burime të gazetares Anila Joxha ka vendosur nën sekuestro të gjitha pasuritë e Jamarbër Malltezit.

Dhëndri i Berishës është arrestuar mbrëmjen e sotme në Aeroportin e Rinasit.

Një masë e sigurimit personal është vendosur edhe ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, e më konkretisht masa shtrënguese detyrim paraqitje, si dhe ndalim për të dalë jashtë vendit. 

Në pranga ka rënë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, ndërtues i pallateve tek ish-kompleksi Partizani.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po e heton çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani për pastrim parash.

Mësohet se Malltezi ishte duke u kthyer nga një vend i Bashkimit Europian kur u ndalua nga autoritetet.

Hetimet për privatizimin e kompleksit “Partizani”, nisën pas një kallëzimi penal të bërë më 17 nëntor 2020, nga Taulant Balla, në atë kohë kreu i grupit parlamentar të PS.

Sali Berisha ka njoftuar mbrëmjen e sotme një konferencë për shtyp në orën 21:00.

Latest articles

Related articles