Tentuan të korruptonin prokurorët dhe gjyqtarët, SPAK merr të pandehur 2 oficerë policie, 2 biznesmenë dhe 1 zyrtar

SPAK ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal 187 të vitit 2022 dhe ka marrë të pandehur Çelnik Toskën, me detyrë oficer i policisë gjyqësore në Komisariatit të Gramshit, Lulzim Hasën me detyrë shef i klubit sportiv të Gramshit (zyrtar publik), Sefer Shuka, me detyrë oficer policie, Liran Tragjani i vetëpunësuar dhe i akuzuar për korrupsion aktiv ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe Zenel Tragjani i akuzuar për veprën penale të korrupsionit aktiv të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Dy oficerë policie, një zyrtar i klubit të futbollit të Gramshit dhe 2 biznesmenë janë marrë të pandehur pasi kanë tentuar të korruptojnë gjyqtarë e prokurorë për të mbyllur një çështje ku brenda saj kishte lejimin e prerjes së pyjeve dhe përdorimin e lëndës drusore të marrë në mënyrë të paligjshme.

Latest articles

Related articles