Princi saudit i Kurorës kërkon themelimin e shtetit të Palestinës

Me një inkursion të Hamasit më 7 tetor, ku të vrarë mbetën mbi 1 mijë e 400 izraelitë, nisi ky përshkallëzim i ri, i cili rrezikon tashmë gjithë Lindjen e Mesme.

Prej përgjigjes së Izraelit me raketime në Gaza ndërkaq, mbi 3 mijë e 800 palestinezë kanë humbur jetën, mes të cilëve rreth një e treta mendohet se janë fëmijë.

Për bin Salman gjithsesi, i cili është edhe përcaktues në gjeopolitikën rajonale dhe ka ndër zërat e peshën kryesore sa i takon situatës, plani është i qartë dhe lidhet me atë të vitin 1967, për themelimin e Palestinës.

Viti 1967 në fakt ka qenë edhe përcaktues i thuajse gjithë asaj çfarë sot është rrjedha hitorike për konfliktin mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Pas një lufte të pamëshirshme gjashtë-ditore, rreth 300 mijë palestinezë u detyruan të kryenin një eksod masiv pas kapjes së disa prej territoreve të tyre nga ana e Izraelit.

Kufijtë palestinezë të vitit 1967, njohur gjerësisht në gjuhën politike edhe si “vija e gjelbër”, janë edhe ato më të pranuar ndërkombëtarisht, për zgjidhjen e konfliktit, i cili kurrë nuk i ndërmor zyrtarisht si hap, pavarësisht se disa herë ka qenë pranë firmosjes.

Në luftën gjashtë-ditore, Izraeli kreu një ndryshim të madh të hartës, pasi mori nën okupim gadishullin Sinai, Rripin e Gazës, Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindore dhe një pjesë të mirë të lartësive siriane Golan.

Me kufirin përpara kësaj lufte gjithsesi, zona e gjelbër palestineze shtrihet konkretisht në gjithë Rripin e Gazës në pjesën perëndimore dhe më pas në zonën më të madhe, atë lindore, përfshin Jerusalemin Lindor, Bregun Perëndimor, Samaria-n dhe Judea-n.

Latest articles

Related articles