Mashtruan qytetaren përmes faqes online ku reklamonin produkte shtëpiake, nën hetim katër persona

spot_img

Katër persona janë vënë nën hetim këtë të premte pasi kanë mashtruar një qytetare përmes faqes online ku reklamonin produkte shtëpiake.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Dibër, referuan materialet në Prokurori për M.E., 26 vjeç; O.M., 43 vjeç; E.Gj., 38 vjeç dhe A.Sh., 44 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Dibër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit : M.E., 26 vjeç; O.M., 43 vjeç; E.Gj., 38 vjeç; A.Sh., 44 vjeç; të gjithë banues në Tiranë, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, posedonin një faqe online ku reklamonin produkte shtëpiake, dhe nëpërmjet saj kanë mashtruar shtetasen D.H., në shitjen e një produkti”, sipas policisë.“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, arrestuan në flagrancë shtetasin S.C.,  55 vjeç, banues në fshatin Topojan, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje”, thekson policia.

Gjatë 24 orëve të fundit, një person ra në pranga, pasi ushtroi dhunë psikologjike dhe fizike ndaj gruas së tij në fshatin Topojan, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjej

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Latest articles

Related articles