Shtohen nxënësit duhanpirës – Ekspertët: Dëm po shkatojnë dhe cigaret elektronike


Përdorimi i cigareve elektronike ose “vapor” nga fëmijët po merr përmasa të frikshme.

Sipas të dhënave që vetë arsimtarët kanë referuar tek ekspertët e shëndetit publik në shkollat 9- vjeçare dhe gjimnazet e Tiranës më shumë se gjysma e nxënësve janë përdorues të cigareve me avull.

Eksperti Roland Shupërka i bën thirrje institucioneve të ndalojnë shitjen e këtyre produkteve.

“Të rinjtë po përdorin në masë produktet e reja të duhanit vapor të cilat janë kategorikisht të ndaluara për moshat nën 18 vjeç. Institucionet duhet zbatojnë ligjin e shitjes së këtyre produkteve. Këto produkte nuk duhet të konsumohen madje as nga qytetarë të zakonshëm që nuk janë përdorues të duhanit pasi janë tepër të dëmshme”, shprehet ai

Alarmi rritet edhe më shumë kur ekspertët thonë se në vendin tonë qarkullojnë rreth 250 lloje të ndryshme cigaresh elektronike kryesisht me origjinë nga Kina, të cilat nuk kanë asnjë kontrolli mbi përbërësit e dëmshëm që mbartin.

“Në vendin tonë qarkullojnë 250 lloje të ndryshme vapor , nga ato që po përdorin të rinjtë sot në vendin tonë , një shifër e çuditshme, marramendëse dhe ka ardhur koha që Ministria e Shëndetësisë të vendos një nen për produktet e duhanit të cilat lejohen për konsum në vendet e BE. Në dogana ne nuk kemi laboratorë, nuk bëjmë dot analiza. Ne fusim çdo lloj produkti që janë të dëmshme për shëndetin. Mund të hyjë çdo lloj produkti por asnjë nga këto nuk ka një paralajmërim për përdorim nga BE,” ngre shqetësimin eksperti.

Ekspertët bëjnë thirrje për kontrolle ndaj shitjes së këtyre produkteve pasi marrja e nikotinës nga to rrit numrin e vartëseve nga duhani.

Latest articles

Related articles