‘Macron u tregua i pakujdesshëm’, Lita komenton deklaratën e presidentit francez

Gazetari Lavdrim Lita ka komentua vizitën e presidentit të Francës Emmanuel Macron para disa ditësh në Shqipëri.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se Macron u tregua i pakujdesshëm. Sipas tij ishte i vetmi zyrtar i lartë që vinte për herë të parë në vendin tonë dhe dha një lajm të keq siç ishte ai për liberalizimin e vizave në Kosovë.

“Deklarata e Macron ishte e pakujdesshme sepse kur një president i një shteti bën një vizitë zyrtare te një shtet për herë të parë zakonisht përpiqet të çojë lajme të mira dhe lajme jo të gëzueshme. Ne ishim mësuar me lajmin e Ë Bush që dha lajme pozitive dhe jemi mësuar të marrim lajme pozitive nga zyrtarët që vijnë për herë të parë, por kësaj radhe morëm një lajm jo të gëzueshëm për shqiptarët e Kosovës të cilët nuk kanë pse vuajnë pasojat e mosdakordimit të një dialogu Kosovë-Serbi”-tha ai.

Latest articles

Related articles