Shtëpia e Bardhë konfirmoi të enjten e 19 tetorit se ka identifikuar aksidentalisht forcat speciale amerikane në Izrael përmes një fotoje në Instagram.
“Na vjen keq për gabimin”, tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.
Ekipi i komunikimit i Shtëpisë së Bardhë publikoi një fotografi të presidentit Joe Biden duke u takuar në Izrael me forcat e operacioneve speciale amerikane, por nuk mbuloi fytyrat e tyre, një largim nga praktikat tradicionale të Departamentit të Mbrojtjes të krijuara për të mbrojtur identitetin e anëtarëve të njësive elitare.
Fotografia u shfaq në llogarinë zyrtare të Shtëpisë së Bardhë në Instagram për orë të tëra të mërkurën dhe mblodhi më shumë se 6 mijë pëlqime dhe 792 komente, përpara se Shtëpia e Bardhë të fshinte fotografinë.
Fotografitë dhe videot zyrtare të Departamentit të Mbrojtjes të forcave të operacioneve speciale amerikane zakonisht mbulojnë fytyrat e anëtarëve të tyre, për shkak të natyrës veçanërisht të ndjeshme të punës së tyre.
Në faqen e internetit të Shërbimit të Shpërndarjes së Informacionit Vizual të Mbrojtjes, e cila ofron video dhe fotografi të ushtrisë amerikane për mediat botërore, fytyrat e anëtarëve të operacioneve speciale zakonisht mbulohen, pavarësisht nëse janë në stërvitje ose të dislokuar në një zonë luftimi