PD, Karabina: Tenderët janë me flamurë të kuq, qytetarë të varfër dhe korrupsion i lartë

DEKLARATA E ZËDHËNËSES SË PARTISË DEMOKRATIKE, MIRELA KARABINA

Qytetarë të varfër dhe korrupsion i lartë.
Ky është realiteti që qeverisja e Edi Ramës i ofron qytetarëve të saj.
Open Data Albania ka publikuar renditjen e 100 tenderave me vlera të larta të ofertës fituese të finalizuar me kontratë në vitin 2022. Tetë nga dhjetë kontratat me vlerë më të madhe rezultojnë me “flamur të kuq” për procedure të dyshimtë.
Në tenderat me vlerat me të larta por me probleme në procedurë ku mbizotëron si autoritet prokurues ARRSH, fitues është shpallur ose operatori me ofertën më të lartë duke skualifikuar të gjithë të tjerët me ofertë më të ulët, ose gara është zhvilluar me një konkurrent të vetëm, ose procedurë e kufizuar mbi kufirin e lartë monetar duke shfaqur mungesë konkurrence.
Tendera dhe koncesione korruptive do të thotë varëfim i jetës së qytetarëve pasi lekët vidhen dhe nuk shkojnë për investime në arsim, në shendetësi, në paga e pensione, në ekonomi dhe për zhvillimin e vendit.
Shqetësimi i qeverisë nuk janë hallet dhe problemet e qytetarëve, të të rinjve që po emigrojnë masivisht, por legjitimimi i industrive kriminale për llogari të klientëve të pushtetit apo legalizimi i vjedhjes përmes tenderave dhe koncesioneve korruptive
Shqipëria një vend anëtare e NATO-s, vend që aderon për t’ju bashkuar institucionalisht Bashkimit Europian renditet ndër vendet me korrupsion shumë të lartë duke konkuruar me Zimbavian.
Partia Demokratike në betejën e saj në papajtueshmëri me korrupsionin po ndërton një aleancë gjithëpërfshirëse me të gjithë faktorët shoqërorë, për një projekt ndryshimi që nis me adresimin e çështjeve që mbajnë të bllokuar sistemin politik dhe atë ekonomik.
Është i domosdoshëm miratimi i një pakete ligjore agresive kundër krimit dhe korrupsionit qeveritar si për dënimin e korrupsionit, ashtu edhe për sekuestrimin e pasurive që vijnë nga këto afera.
Partia Demokratike inkurajon dhe mbështet pa asnjë rezervë prokurorisë së posaccme SPAK që t’i shkojnë deri në fund ndëshkimit të zyrtarëve e politikanëve të korruptuar që po varfërojnë Shqipërinë.
Paratë që u janë vjedhur dhe vazhdojnë t’u vidhen shqiptarëve, duhet t’u kthehen!
Fundi i pandëshkueshmërisë së korrupsionit dhe krimit në nivelet e larta është i vetmi fillim i vërtetë i ndryshimit të Shqipërisë.

Latest articles

Related articles