DEKLARATA E INXHINIERIT, AZMER DULEVIÇ
Sipas KLSH: Vlerësimi i tenderëve s’ka nxitur konkurrencë, janë bërë pagesa për punime të pakryera.
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka publikuar së fundmi në auditimin e kryer pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar duke vënë në dukje se ARRSH nuk ka arritur të sigurojë përdorimin me efikasitet të parasë fondeve publike.
ARRSH nuk ka rritur eficiencën dhe efikasitetin e procedurave, nuk ka arritur të sigurojë mirëpërdorim të fondeve publike dhe ulje të shpenzimeve procedurale, nuk ka nxitur pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë si dhe nuk ka nxitur konkurrencën ndërmjet operatorëve ekonomikë për të gjitha procedurat e prokuruara.
Nga ana tjetër po të shohim vendimet e Gjykatave, ARRSH rezulton të jetë palë debitore në 18 raste me subjekte të ndryshme në vlerën 373,116,044 lekë. Në dy nga këto raste, nga ana e debitorëve është vendosur urdhër sekuestro në llogaritë e Thesarit me vlerën 41,942,661 lekë”.
Në lidhje me zbatimin e kontratave rezultoi se janë përdorur pa efektivitet, eficiencë fonde në shumën prej 104,130,025 lekë pa TVSH si dhe janë përfituar tepër nga ana e sipërmarrësve të kontratave si rrjedhojë e likuidimit të punimeve të pakryera në fakt në shumën totale prej 12,131,741 lekë pa TVSH.
Si shembull flagrant të abuzimeve denoncojmë projektin e Unazës, pjesa “Rehabilitimi i Segmentit Rrugor Mbikalimi Pallati me Shigjeta – Rreth rrotullimi Shqiponja Loti 1 nga dokumentet e vëna në dispozicion, por edhe nga verifikimi në terren rezulton se janë përfshirë në librezat e masave volume pune të pakryera në fakt në vlerën prej 8,490,090 lekë pa TVSH!
Prandaj Partia Demokratike është me qytetarët dhe për qytetarët dhe do denoncojë çdo rast abuziv dhe vjedhjeje nga ana e Qeverisë Rama dhe bashkpunëtorëve të tij!
Faleminderit!