U lirua nga Haga, Hysni Gucati – Kreu i veteranëve të UÇK

nga Indrit Vokshi

Nuk duhet të harrojmë diçka:

-Shqiptarët nuk shkuan në ndonjë vend tjetër, për të vrarë e për të dëbuar popullsinë e atij vendi. Mbrojtën vendin e tyre. Kjo ka shumë rëndësi.

-Nuk ka masakra të kryera nga shqiptarët. Nëse numërojmë dhjetra masakra e qindra e mijëra të vrarë prej serbëve, nuk ka masakra të shqiptarëve.

-Nuk ka pasur krerë shqiptarë të arratisur të cilët i fshiheshin drejtësisë si psh Karaxhiq e Mlladiq me shokë. Kanë shkuar vetë në gjyq, pasi nuk kanë pranuar të njollosin shtetin. Kjo tregon shumë.

-Shumica e krerëve të Kosovës, janë të vrarë familjarisht e në rreth familjar. Kanë familjarët të vdekur.

-Kush kërkon që udhëheqësit e luftës të jenë qytetarë shembullorë të cilët nuk shkelin një mizë, nëse nuk janë të tillë duhen refuzuar e njollosur, është skuth e palaço. Luftën nuk e bëjnë pacifistët snoba, ata psh rrinin në Prishtinë, si spektatorë. Luftën e bëjnë “shpiat e pushkës”, ata që se kanë problem me vra. Kudo në botë e kurdoherë në historinë e njerëzimit, kështu ka qenë.

Prandaj u dëshirojmë lirim nga akuzat të gjithë krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata skanë bërë asgjë të keqe, ata veç i kanë dhënë kuptim e ngjyrë flamurit shqiptar.

Latest articles

Related articles