Moderatorja e njohur hap restorant te Piramida e Tiranës


Prezantuesja e njohur, Arbana Osmani, ka edhe një biznes privat nën administrim.

Në godinën e Piramidës së Tiranës, tashmë të rikonstruktuar, Osmani do të drejtojë një restorant ku do të gatuhen brumra, ëmbëlsira, pasta të freskëta dhe produkte të tjera. Nuk do të mungojë as shërbimi katering.

Biznesi i prezantueses së njohur do të zhvillojë aktivitetin në katin e parë të godinës.

Në maj të këtij viti, Bashkia e Tiranës dhe Fondi Amerikano Shqiptar i Zhvillimit shpallën thirrjen për kompanitë që janë të interesuara të marrin me qira ambiente te Piramida e Tiranës. Mesa duket prezantuesja nuk ka ngurruar për të provuar edhe fatin e saj në një biznes privat.

Dihet nga të gjithë që Osmani ka botuar libra kuzhine dhe herë pas here publikon në rrjetet sociale receta të ndryshme.

Nuk dihet nëse recetat e saj do të jenë pjesë e menusë së restorantit, tashmë të vendosur në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit.

Latest articles

Related articles