“Sanksiononi Ramën dhe Vuçiç”- 3 të rinj protestë te Piramida, shoqërohen në polici

Policia e Tiranës ka arrestuar një të ri i cili tentoi të shpaloste një banderolë pranë perimetrit të sigurisë ku po mbahet Samiti i Procesit të Berlinit.

Pak para arrestimit i riu deklaroi për kamerën e Euronews se fillimisht policisët e larguan dhe i kërkuan që të mos e shpaloste banderolën që mbante në dorë, ku shkruhej sanksiononi Vuçiç dhe Ramën.

“Unë jam Arbër Lleshi dhe përfaqësoj veten time, nuk përfaqësoj asnjë. Desha të shpalos parrullën këtu jashtë perimetrit të suigurisë”, tha ai.

Pak pas prononcimit për media i riu tentoi sërish të shpaloste banderolën, por u ndalua nga efektivët e policisë dhe u shoqërua.

Miqtë e tij, Adriatik Kurti dhe Arilda Lleshi thanë se nuk janë përfaësues të asnjë force politike, thjesht donin të përcillnin në mënyrë paqësore mesazhin e tyre për liderët e BE-së.

“Nuk na dhanë asnjë arsye. Për shkak të banderolës na thanë. Ne nuk bëmë asnjë gjë.

Na thanë jemi afër perimetrit të sigurisë për ta shpalosur këtë parrull. Ne ishim jashtë.

Mesazhi që donim të përcëllinim ishte se nuk mund të ketë integrim me autokratë si Rama dhe Vuçiç. Nga njëra anë kemi Vuçiçin i cili mezi pret të sulmojë Kosovësn, ndërkohë që Rama e mbështet për ndarjen e Kosovës fillimisht dhe tani për marrjen e kontrollit të veriut nga KFOR.

Jo nuk jemi anëtar partie, por jemi qytetar të ndryshëm që ndjekim jetën politike”, tha protestuesja.

Menjëherë pasi dhe ata përfunduan deklaratën për media, u shoqëruan nga policia.

Latest articles

Related articles