Arrestohet i shumëkërkuari në Vlorë – I dënuar në Itali me 19 vjet burg

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një person të kërkuar ndërkombëtarisht, pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Bëhet fjalë për shtetasin Lorenc Kapllani alias Lorenc Sadikaj, 53 vjeç, banues në Vlorë.

53-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit të Catanias, Itali, e ka dënuar me 19 vjet e 6 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 16 vjet, 6 muaj e 24 ditë, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizata kriminale”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.

Latest articles

Related articles