“AUDI, TOKA, RESTORANTE”, SPAK konfiskon pasuritë e xhaxhait të “Ben Qimes”!

Pasi disa muaj më parë SPAK i sekuestroi disa pasuri Arben Isufajt, i njohur ndryshe si “Ben Qimja”, Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të premte se ka sekuestruar edhe disa pasuri të një familjari të tij. Më konkretisht ka sekuestruar pasuri të Ahmet Isufajt.

Bëhet fjalë për një ndërtesë që shërbente si kompleks shërbimesh, truall, njësi dhe makinë Audi.

Hetimi pasuror për Ben Qimen nisi në Maj të 2021 nga Prokuroria e Posaçme, e cila në kuadër të ligjit anti-mafia, i sekuestroi atij fillimisht 13 pasuri.

Arben Isufaj ishte edhe subjekt i Operacionit Forca e Ligjit dhe iu kërkua të justifikonte pasurinë edhe në vitin 2020. Sipas autoriteteve ai është person i përfshirë në çështje të trafikut të drogës si pjesë grupeve kriminale.

Për të njëjtën akuzë ai u arrestua dhe në 2014 për llogari të drejtësisë italiane.

Njoftimi i SPAK:

I. Konfiskimi i pasurive të subjektit Ahmet Isufaj.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.130 datë 19.09.2023, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të nr.17 datë 04.05.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, lidhur me konfiskimin e pasurive të shtetasve Ahmet Isufaj, subjekt i Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit të sigurisë publike”, dhe personave të lidhur me të, si më poshtë vijojnë:

  1. Pasuri e paluajtshme e llojit “Ndërtesë”, me sipërfaqe 529.40m², (kompleks shërbimesh Bar-Restorant, Lavazh, Parkim, i cili ndodhet në Sheq i Madh-Fier, në pronësi të shtetasve Ahmet Ferit Isufaj dhe Mariana Shyqyri Isufaj;
  2. Pasuri e paluajtshme e llojit “Truall”, me nr.pasurie 8/538, me sipërfaqe 1580 m², mbi të cilën ka ndërtuar një objekt me sipërfaqe 1200 m², (Dyqane), e cila ndodhet në Sheq-Fier, në pronësi të Amarildo Ahmet Isufaj;
  3. Pasuri e paluajtshme e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 55.16 m², (nga të cilat 16.56 m² ambient i përbashkët), në pronësi të shtetases E. Bregu (Isufaj), e cila ndodhet në lagjen “1 Maji” – Fier, nr.13, kati i I-rë;
  4. Automjet tip “AUDI A4”, me targë AB902AA, me numër shasie WAUZZZ8KX9A022809, ngjyrë e gri e errët, në pronësi të shtetasit Amarildo Ahmet Isufaj;

Latest articles

Related articles