Kuvendi lan gojën për sulmin terrorist në veri të Kosovës. Miratoi një rezolutë gjysmake

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar rezolutën për të dënuar sulmin serb në Kosovë. Me 101 vota pro, pozita dhe opozita u bënë bashkë për sy e faqe në mbështetje të Kosovës, pasi debatet ishin të rënda.

Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm gjatë votimit të rezolutës. Ndërkohë që pas votimit të rezolutës, opozita ka bllokuar foltoren e Kuvendit.

REZOLUTA

Në përputhje me angazhimet Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe politikën e mbrojtjes së interesave strategjike kombëtare të përbashkëta midis Shqipërisë dhe Kosovës;

Në përkrahje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saj kushtetuese, si dhe të përpjekjeve për mbrojtjen e vlerave demokratike, sigurisë dhe paqes në Kosovë dhe në rajon;

Thellësisht të shqetësuar për situatën e krijuar në Republikën e Kosovës pas sulmit të organizuar ushtarak dhe kriminal të një njësie terroristësh serbë në veri të vendit, më datë 24 shtator 2023;

Latest articles

Related articles