Basha në KiE: Sulmi terrorist i 24 shtatorit në Kosovë, kambanë alarmi për arkitekturën e sigurisë në Evropë

Kryetari i PD, Lulzim Basha fjalim në Asamblenë Parlamentare të KiE.

Basha: Shqipëria dënon ashpër sulmet terroriste, qëndrojmë pranë popullit dhe shtetit të Izraelit në këtë kohë kritike për kombin e tyre dhe për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

Basha ne KiE: Sulmi terrorist i 24 shtatorit në Kosovë ju ka rënë edhe një herë kambanave të alarmit, për arkitekturën e sigurisë në Evropë.

Basha ne KiE: Terroristët janë trajnuar në baza ushtarake në Serbi, armët janë kontrabanduar në Kosovë prej muajsh, me qëllim të provokojnë një skenar të ngjashëm me atë të Krimesë në 2014.

Basha në KiE: 24 shtatori nuk mund të ndodhë pa implikimin e autoriteteve shtetërore në Serbi.

Basha në KiE: Serbia ka nisur të realizojë idenë e “Botës Serbe”

Basha në KiE: 24 shtatori, përpjekje për të detyruar ndryshimin e kufijve përmes ndarjeve de facto dhe rrëmbimit të territorit.

Basha në KiE: serbët u përdoren si gurë shahu në një lojë të ideuar dhe orkestruar nga Moska

Basha në KiE: Synimi i Moskës: zhytja e Ballkanit Perëndimor në kaos – minimin e krahut juglindor të NATO-s dhe hapjen e një fronti të ri në zemrën e Aleancës

Basha në KiE: Anëtarët e BE-së dhe NATO-s të mos e nënvlerësojnë apo të zvarritin trajtimin e këtij kërcënimi serioz.

Basha në KiE: Nevojitet një hetim ndërkombëtar për atë që ndodhi më 24 shtator, sanksione kundër Serbisë.

Basha në KiE: Shtetet anëtare të BE-së nuk mund të veprojnë sikur asgjë nuk ka ndodhur dhe të ushqejnë me paratë e taksapaguesve europianë një makineri shtetërore që punon për destabilizimin e rajonit dhe mbarë Europës.

Basha në KiE: Katër vendet e mbetura të NATO-s duhet ta njohin Kosovën, si një kontribut për paqen në Evropë dhe të hapin rrugën për përfshirjen e saj në Partneritetin për Paqe dhe anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO

Latest articles

Related articles