Një hetim i nisur nga prokuroria e Posaçme SPAK, për verifikimin e pasurisë së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ka çuar në ambientet e SPAK, biznesmenin nga Fieri, Lulzim Morina.
Mësohet se ditën e Hënë ai ka dhënë shpjegime për disa transaksione bankare me vlerë mbi 100 mijë euro, transferta këto që janë kryer gjatë vitit 2016-2017 tek llogaria e Fatlinda Tahirit, bashkëshortja e ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Saimir Tahiri.
Biznesmeni Julian Morina thirret në SPAK
Gjatë marrjes në pyetje, burimet thanë se, Lulzim Morina, ka pranuar kryerjen e këtyre transaksioneve, duke pretenduar se shumat financiare janë dhënë në formën e borxhit.
Sipas tij, huaja është kthyer sërish mbrapsht dhe për këtë gjë ka premtuar se do i vendoste në dispozicion hetuesve të çështjes mandatet bankare.
Pas kësaj dëshmie të shkurtër, Morina është lënë i lirë të shkojë, por duke i mbajtur aparatin e telefonit./Ora