QSUT reagon për foshnjën që humbi jetën në spital: I informuam familjarët për komplikacionet

spot_img
Advertisements

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar, në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur disa ditë më parë, ku një foshnjë e porsalindur ndërroi jetë pas kryerjes së operacioni.

Shërbimi i Kardiokirurgjisë së QSUT ka sqaruar se familjarët janë informuar përpara ndërhyrjes për komplikacionet e mundshme, mirëpo kanë marrë miratimin e tyre për kryerjen e këtij operacioni.

Theksojmë se pak ditë më parë familjarët e foshnjës thanë se i porsalinduri kishte nevojë nevojë të menjëhershme për një ndërhyrje kirurgjikale, por sipas babait, në spital s‘kishte as sallë operimi dhe as specialistë. Prindërit e të porsalindurit akuzuan drejtoreshën e QSUT, Albana Ficon, si edhe drejtoreshën e maternitetit për moskrijim të kushteve për personat që vuajnë nga problrmet nē zemër.

Reagimi i plotë i QSUT-së:

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” çdo ditë mban mbi supe misionin jetëshpëtues për dhjetëra mijëra qytetarë që vijnë nga gjithë Shqipëria, por edhe nga trevat përreth. Ndër vite janë trajtuar me shumë sukses mbi 1300 raste të pacientëve të vegjël.

Edhe gjatë ndërhyrjes së kryer ndaj fëmijës B.D, edhe pas operacionit, përkujdesja e mjekëve ka qenë maksimale dhe i është dhënë shërbimi i nevojshëm, duke u ndjekur me shumë kujdes nga ekipi reanimator i QSUT-së.

Familjarët janë informuar edhe përpara ndërhyrjes për komplikacionet e mundshme post operatore, për gjendjen e patologjisë së lindur dhe atë të fëmijës përpara ndërhyrjes. Mjekët kanë marrë aprovimin e tyre për kryerjen e ndërhyrjes.

Ndjejmë të nevojshme të theksojmë se asnjë pjesëtar i stafit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nuk është kontaktuar për të dhënë shpjegime për rastin në fjalë, në mënyrë që rasti të pasqyrohej i balancuar në opinionin publik.

Ndaj, duke marrë parasysh pasaktësitë në publikimet mediatike, theksojmë se puna e këtij shërbimi kombëtar jetëshpëtues, minimumi duhet të trajtohet i verifikuar dhe duke marrë parasysh të gjitha detajet e rastit në fjalë.

QSUT është dhe do të mbetet adresa e përditshme e problematikave të tyre shëndetësore dhe nuk i meriton në asnjë rast komentet keq informuese nga askush

Latest articles

Related articles