Një shkrimtar i njohur këto ditë duke komentuar bëmat e deputetit Gazment Bardhi në Kuvend ironizoi me fjalët “ai nuk ia ka futur askujt!”.
Dmth, nuk ia ka pasur me të futur Berishës, Oerd Bylykbashit, Flamur Nokës, Edmond Spahos dhe të tjerve kur ka pasur pushtet për ti përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.
Mirëpo nuk është krejt kështu. Gaz Bardhi, deputeti i PD ka firmosur një shkresë me të cilën thotë se revokon përjashtimin e Oerd Bylykbashit dhe jo të tjerëve në grupin parlamentar të PD.
Pse ky diskriminim? Çfarë ka më shumë Oerd Bylykbashi sesa Flamur Noka, Edmond Spaho apo Albana Vokshi të përjashtuar për dhunën ndaj selisë së Partisë Demokratike. Çfarë ka kaq speciale Oerd Bylykbashi sesa deputetët e tjerë të Sali Berishës? Apo dhe vetë Sali Berishës? Çfarë është ky provokim i Gazment Bardhit? Ca të njerkës dhe ca të nënës Parti.
E vërteta është se Gaz Bardhi nuk ka asnjë autoritet statutor për të revokuar apo përjashtuar deputetë në grupin parlamentar të PD. Ai është një deputet si të gjithë deputetët e tjerë.