Dorëhiqet nga sistemi i drejtësisë prokurori i njohur!

Pas afro 18 vite karrierë në sistemin e prokurorisë ish numri dy i prokurorisë së Elbasanit, Bledar Mustafaraj ka dhënë dorëheqien.

Redaksia mëson se Mustafaraj ishte duke u përballur me proçesin e vetting ndërsa pyetjet e bëra nga KPK dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kanë bërë që prokurori të dorëhiqet.

Kërkesën për tu larguar nga sistemi ai e ka paraqitur pranë këshillit të lartë të prokurorisë javën e shkaur ndërsa tani KPK prite të dalë me vendim për përjashtimin e tij për 15 vite nga sistemi drejtësisë.

Më herët Bledar Mustafaraj aplikoi edhe për drejtor pranë ministrisë së drejtësisë, kërkesë e shqyrtuar më herët nga KLP e cila nuk gjeti shkelje dhe këtë post ai e mbante prej disa kohësh.

Latest articles

Related articles